Klanet mafioze politike, qeveritare e ekonomike në Shqipëri, kanë nisur një propagandë të përbashkët e të shfrenuar kundër SPAK-ut, duke keq-përdorur urdhërin e Presidentit të SHBA, Donald Trump, për bllokimin dhe verifikimin e financimeve, që qeveria amerikane akordon për organizata e institucione edhe në Shqipëri.
Në një shtet si SHBA, është normal që qeveria bën verifikimin e shpenzimeve për organizatat partnere jashtë Amerikës, qoftë dhe fondet për reformën e Drejtësisë në Shqipëri, të cilën e nxiti, mbështeti dhe e dekretoi vetë Donald Trump në vitet 2017-2020.
SPAK-un e BKH-në i krijoji SHBA, si partnerë të posaçëm për të goditur politikanë, qeveritarë, biznesmenë, grupe të organizuara e terroriste, të përfshirë e të lidhur në veprimtari kriminale
Ndërkohë që mafia politiko- qeveritare në Shqipëri, po trumbeton mashtrimet që ka fabrikuar vetë, se administrata “Trump” ka nisur të dobësojë dhe se gjoja do shkrijë SPAK-un, FBI ka sjellë në Shqipëri pranë SPAK-ut e BKH-së edhe 8 hetues e ekspertë të saj.
Ata i janë bashkuar ekipit ekzistues të FBI, që është prej 5 vitesh brenda SPAK e BKH, si strukturë që asiston, kualifikon e mbështet prokurorët e hetuesit, për eficencë në goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, që në Shqipëri janë lidhur e veprojnë së bashku.
Ky ekip shtesë me hetues e ekspertë të FBI pranë SPAK-ut e BKH-së, është dërguar në zbatim të marrëveshjes së lidhur mes palëve në muajin dhjetor 2024.
Dërgimi i tyre nga shefat e rinj të FBI që ka emëruar adminisrata “Trump”, është plotësim i kërkesës së Altin Dumanit, për asistencë e bashkë-hetime më të specializuara ndaj krimit brenda e jashtë politikës në Shqipëri, shpesh të lidhur bashkë në veprimtari e interesa që cenojnë dhe programet e SHBA-ve në Shqipëri e Rajon.
Me dërgimin e 8 hetuesve dhe ekspertëve shtesë të FBI, kuptohet qartë e përfundimsiht, se administrata “Trump”, jo vetëm nuk ka projekt për shkrirjen e prokurorisë së posaçme në Shqipëri, por po shton mbështetjen ndaj saj, për të vazhduar platformën goditëse të korrupsionit politik, shtetëror e krimit në nivele të larta.
Me këtë mbështetje, administrata “Trump” ka ndërperë ëndrrën dhe skemat e treshes Rama-Berisha-Meta e grupeve të tyre oligarkike-mafioze, se gjoja SHBA do shkrijë SPAK-un apo do lejojë kupolën mafioze politike për ta shkrirë, ose për ta marrë peng me komisionin “Xhafaj”.
Prej ditës, kur u urdhërua bllokim-verifikimi i grandeve që akordon qeveria e SHBA, sidomos pas pajtimit të LaCivitas për fushatën elektorale të PD, Sali Berisha deklaron, se Donald Trump do shkrijë SPAK, ngaqë urdhëroi arrestimin e tij, të dhëndrit e Ilir Metës.
Në fakt, administrata “Trump” ka filluar ta mbështesë SPAK-un e BKH-në, duke e blinduar me shtim hetuesish e ekspertësh të FBI-së; ngaqë siç duket, SPAK e BKH do kenë “shumë punë” me goditjen e mafies politike, shtetërore e ekonomike në Shqipëri.