Pak orë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në pranga u vu edhe biznesmeni Elman Abule. Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme bëhej me dije se Abule është vënë në pranga për akuzat e “pastrimit të produkteve kriminale të kryer në bashkëpunim”.
Mediat raportuan se ai u vu në pranga nga policia teksa po udhëtonte në autostradën Tiranë – Durrës.
Pak para arrestimit, Abule është fotografuar në rrugët e Tiranës, krah Fatos Malajt, vëllai i kryebashkiakut socialist të Burrelit, Agron Malaj.
Në foto shihet se si Abule dhe Malaj po ecin krah njëri tjetrit. Raportohet se kjo foto është shkrepur pak çaste para arrestimit të Abules.
